17:54 / E Premte, 31 Mars 2023 / Gj. Sh

Napoli pa yllin kryesor ndaj Milanit

Skuadra e Napolit në fundjavë do të luaj ndaj Milanit.

Dy ditë para ndeshjes, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka marrë një lajm të keq, ku sulmuesi Victor Osimhen nuk do të luaj të dielen, shkruan IndeksOnline.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.

Victor Osimhen ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren ku sipas njoftimit ai ka një problem muskulor dhe javën e ardhshme do të monitorohet për të parë kur mund të rikthehet në fushë./IndeksOnline/