Napoli “përqafon” Evropën

Napoli ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke mposhtur Torinon me rezultatin 2:1.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Konstantinos Manolas, kur luhej vetëm minuta e 19’ e takimit.Fitoren e napolitanëve e vulosi Giovanni Di Lorenzo, duke tundur rrjetën tetë minuta para fundit të lojës.
Por, për rezultatin final u përkujdes Simone Edera, në minutën e 91′.
Napoli me këtë fitore numëron 39 pikë dhe mban pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A.