75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / B O

Napoli po kërkon partner për Rrahmanin, një korean, një afrikan e një serb në listë!

Shitja e Koulibalyt te Chelsea ka aktivizuar Napolin për kërkimin e një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar veror. Tre emra janë në listën e ngusht të skuadrës së madhe italiane.

I pari në listë është mbrojtësi korean, Kim Min-Jae. Mbrojtësi 25 vjeçar i Fenerbahces ka shkëlqyer në Turqi duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Pape Abou Cissé, 26 vjeç, mbrojtës i Olympiacos është poashtu në listën e Spalletit.

Nikola Milenkovic i Fiorentinës është njëri nga emrat që po lidhet me kalimin te Napoli.

Të tre emrat po shqyrtohen nga drejtuesit e skuadrës napolitane dhe njëri nga ta pritet të jetë partner i Rrahmanit në mbrojtjen e Napolit për sezonin e ardhshëm./Indeksonline/