75 Mall Live Search
23:23 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Napoli pritet të jetë i frikshëm sezonin e ardhshëm, treshja sulmuese nga Premierliga

Napoli me Antonio Conten pritet të jenë edhe më të frikshëm sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Italisë kanë piketuar tre sulmues nga Premierliga për të cilët ka bisedime konkrete për t’i transferuar.

Sancho, Garnacho e Nunez janë top synimet e kampionëve të Serie A.

Ardhja e De Bruyne pritet të ua lehtësojë punën sulmuesve ngase në skuadër do të jetë njëri nga asistuesit më mirë në futboll.

Shefi i mbrojtjes edhe në sezonin e ardhshëm te Napoli pritet të jetë kosovari Amir Rrahmani./Indeksonline/