Napoli refuzon ofertën e Galatasaray për Victor Osimhen

Victor Osimhen pati një sezon fantastik me Galatasarayn, ku ishte i huazuar nga Napoli.
Me paraqitjet e tij, Osimhen ka bindur drejtuesit e klubit turk, të cilët kanë bërë ofertë për blerjen përfundimtare, shkruan IndeksOnline.
Galatasaray sot bëri një ofertë prej 70 milionë euro, por kjo u refuzua nga Napoli.
Por Presidenti i Napolit, De Laurentiis kërkon së paku 75 milion euro të garantuara, për ta lënë të lirë Victor Osimhen./IndeksOnline/