75 Mall Live Search
20:29 / E Diele, 16 Tetor 2022 / C E

Napoli regjistron fitoren e gjashtë radhazi dhe vazhdon kryesimin në Serie A

Napoli ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi dhe te tetën në Serie A, duke vazhduar kështu serinë e ndeshjeve pa humbje – krahas edhe dy barazimeve.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti shënoi fitore sonte kundër Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 3:2.

Juan Jesus (45’), Hirving Lozano (49’) dhe Victor Osimhen (69’) shënuan në fitoren e napolitanëve.

Kurse, për mysafirët autorë të golave ishin Joshua Zirkzee (41’) dhe Musa Barrow (51’).

Napoli pas kësaj fitore ka 26 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, teksa Bologna renditet në pozitën e 17-të me 7 pikë.