Napoli s’e ka ndërmend të ndalet, mposht edhe Lazion
Napoli vazhdon serinë e suksseshme të fitoreve në Serie A.
Skuadra e Maurisio Sarrit ka mposhtur me rezultat 4-1 Lazion.
Mysafirët ishin të parët të cilët kaluan ne epërsi 3 minuta pasi filloi ndeshja. Golashënues qendërmbrojtësi holandez De Vrij.
Megjithatë, napolitanët ishin më të mirë në fushë dhe barazuan rezultatin në minutën e 43-të, me golin e Callejon.
Vendasit kaluan ne epërsi falë një autogoli të Wallace.
Dy golat tjerë i shënuan Mertens dhe Zielinski. /IndeksOnline/