75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 10 Qershor 2025 / MSH

Napoli siguron shërbimet e Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne është në prag të përfundimit të transferimit të tij në Napoli.

Belgut i ka mbetur vetëm të nënshkruajë kontratën 2-vjeçare, pasi marrëveshja tashmë është arritur, transmeton IndeksOnline.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, “Napolitanët” mund të zgjasin kontratën e mesfushorit edhe për një vit.

Testet mjekësore pritet të bëhen së shpejti, e që i japin vulën transferit të tij.

De Bruyne do të shkojë te Napoli pas një aventure për t’u mbajtur mend me Manchester Cityn, për 10 vjet me radhë./IndeksOnline/