75 Mall Live Search
11:04 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Napoli s’pret më shumë për Icardin

Për Mauro Icardi, pista e Napolit është gjithmonë ajo më konkretja.

De Laurentiis tashmë ka paraqitur një propozim ekonomik bindës prej 65 milion €.

Megjithatë, ai nuk është i gatshëm të presë një kohë të gjatë për përgjigjen e Icardi, përcjell Indeksonline.

Prandaj, nesër mund të jetë vendimtare, pasi Partenopei s’ është i gatshëm të presë më për sulmuesin argjentinas./Indeksonline/