Napoli synon transferimin e Lookman

Napoli nuk e ka në plan të ndalet me transferimin e Kevin De Bruyne.
Kampioni i Italisë tashmë ka hedhur sytë tek Atalanta, duke kërkuar transferimin e Ademola Lookman, shkruan IndeksOnline.
Kjo është një dëshirë e trajnerit, Antonio Conte dhe presidenti De Laurentiis po bën përpjekje për transferimin e sulmuesit nigerian.
Napoli ka gati 50 milion euro për Lookman, por sipas mediave italiane, Atalanta kërkon së paku 60 milionë euro.
27-vjeçari ishte shtylla e ekipit të Atalantas në tre sezonet e fundit, duke shënuar 52 gola dhe bëri 22 asistime./IndeksOnline/