Napoli vazhdon kontratën me një ndër lojtarët kryesor

E ardhmja e Dries Mertens si duket do të jetë në Serie A, tek Napoli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italine, Mertens ka pranuar që të vazhdoj kontratën me klubin napolitan, transmeton IndeksOnline.
Kontrata aktuale sulmuesit belg i skadon në fund të këtij sezoni dhe Inter ishte një ndër skuadrat që dëshironte ta transferonte sulmuesin në Milano.
Por ai tashmë e ka përkushtuar të ardhmen e tij te Napoli dhe marrëveshja e tij do të zyrtarizohet para se ata të përballen me Barcelona në Champions League më 18 mars./IndeksOnline/