75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Napoli vazhdon kontratën me portierin Alex Meret

Portieri Alex Meret e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Napolit.

Guardiani italian do të jetë pjesë e kampionit të Italisë deri në qershor të vitit 2027, shkruan IndeksOnline.

28 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2018, ku fitoi dy herë titullin e Serie A dhe një herë Kupën e Italisë.

Ai pati një sezon fantastik, ku e mbajti portën e paprekur në 16 ndeshje./IndeksOnline/