75 Mall Live Search
18:06 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Napoli vendos për të ardhmen e Amir Rrahmanit

Kapiteni i përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të Napolit në sezonin e fundit.

Klubi Italian do të luaj këtë vit në dy gara të nivlit të lart, Serie A dhe Champions League, ku po mundohen të krijojnë një skuadër e cila mund të garoj në të dy frontet.

Mediat italiane raportojnë se janë disa futbollistë që mund të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar veror, nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme, transmeton Indeksonline.

Futbollisti kosovar Amir Rrahmi konsiderohet i pashitshëm për napolitanët.

Pas suksesit në sezonin e fundit, mbrojtësi nga Kosova, mund të shpërblehet me kontratë të re nga skuadra e Napolit .

Për Rrahmanin është spekuluar se ka pasur interesim skuadra e Manchester United, por ai ka thënë se ndihet mirë te Napoli dhe nuk mendon të ndërrojë mjedisin./Indeksonline/