Napolli dhe Milani provojnë forcat në “Diego Maradona”, formacionet zyrtare

Dy pretendentët për titull në Serie-A, Napoli dhe Milani do të ballafaqohen sonte në stadiumin e zjarrtë “Diego Armando Maradona” në një sfidë që mund të konfirmojë kandidatin më serioz për titullin kampion në kampionatin italian, Serie-A.
Të dy ndjekësit e Interin kanë nga 57 pikë në vendet dy dhe tre, vetëm një më pak se skuadra e Simone Inzaghit që të premten mposhti Salernitanan me rezultat të thellë 5-0.
Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:
NAPOLI (4-2-3-1) : Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.
MILAN (4-2-3-1) : Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessié, Leao; Giroud.