14:05 / E Enjte, 26 Janar 2023 / S Z

Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet u.d drejtoreshë e SHSKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka konfirmuar dorëheqjen e U.D të drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, mëngjesin e së enjtes. Ndërsa bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Arenliu deri më tani ka ushtruar postin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit.

Në një komunikatë për media të SHSKUK-së, thuhet se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar.

“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj. Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së. /IndeksOnline/