19:45 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

NASA bën remix këngën e Ariana Grandes, me qëllim të promovimit të misionit për ta dërguar një grua në Hënë

NASA po mbështetet te yjet e rinj nga bota e muzikës, për t’i edukuar njerëzit për hapësirën dhe për të promovuar misionin e saj të ardhshëm në Hënë.

Praktikantët për agjensinë hapësinore amerikane kanë bërë remix këngën “NASA” të Ariana Grandes dhe e kanë rishkruar tekstin për të promovuar punën e NASA-s.

“Ndërsa ne mezi presim që të dërgojmë gruan e parë dhe burrin tjetër në Hënë deri në vitin 2024 me misionet tona Artemis, praktikantët që punojnë në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s rimodukuan këngën e Ariana Grande ‘NASA” për të ndarë ngazëllimin e tyre për eksplorimin e thellë të hapësirës “, tha agjencia e hapësirës përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline.

Kënga e Grandes është në lidhje me një grua që ka nevojë për pak hapësirë ​​nga i dashuri i saj, dhe përdor imazhe qiellore për të bërë pikën. Ajo këndon: “You don’t wanna leave me, but I’m tryna self-discover. Keep me in your orbit and you know you’ll drag me under.”

 Praktikantët i kaluan vargjet në: “ISS in orbit, oh the views will make you wonder. Back to lunar orbit there is still more to uncover.”

Sipas NASA-s, “parodia edukative” është një pjesë e një projekti të afrimit vullnetar.

“Tekstet dhe skenat në video janë ri-imagjinuar në mënyrë që të informojnë publikun për punën e mahnitshme që po ndodh në NASA dhe Qendrën Hapësinore Johnson,” tha NASA në YouTube

“Përmes programit hulumtues hënor Artemis të agjencisë, ne do të përdorim teknologji dhe sisteme të reja inovative për të eksploruar më shumë Hënën se kurrë më parë,” shtoi agjensia.

Artemis , i emëruar pas motrës binjake të Apollonit në mitologjinë Greke, do të përfshijë anijen Orion, raketën Gateway dhe Space Launch System, të njohur si SLS. Një nga karakteristikat kryesore të programit është eksplorimi i qëndrueshëm i hapësirës me anije kozmike dhe arkitekture të ripërdorshme, të cilat më vonë mund t’i çojnë njerëzit në Mars. /Indeksonline/