NASA çoi në hapësirë një majmun (Foto)
Udhëtimi në hapësirë vite më parë dukej i pamundur. E teksa krijoheshin kushtet për ta bërë një gjë të tillë, duheshin testuar rreziqet dhe efektet që ky udhëtim mund të shkaktonte tek trupi i njeriut.
E për një testim sa më të mirë, e pa rrezikuar jetën e asnjë njeriu, NASA vendosi që gjitari i parë që do të udhëtonte në Hapësirë të ishte majmuni, i cili ka edhe fizionomi të ngjashme me njeriun.
Një video e filmuar nga NASA, në janar 1961, tregojnë Ham, një shimpanze e trajnuar që të operonte me disa leva teksa ndodhej në një raketë hapësinore.
Dy vite më pas janë shfaqur disa foto të majmunëve të ndryshëm, të cilët përgatiteshin për udhëtimin e tyre në hapësirë. E mes tyre edhe Miss Baker, një majmune “ketër” nga Afrika e Jugut, që ishte edhe majmuni i parë që i mbijetoi udhëtimit në hapësira dhe mundësia e parë e shkencëtarëve për të studiuar efektet që shkakton ky udhëtim.
/tch