21:09 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

NASA dërgon për herë të parë në hapësirë një ekuipazh femrash

Astronautet e NASA-s Christina Koch dhe Xhesika Meir lanë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në orën 12:38 pasditen e sotme për të filluar udhëtimin e parë në hapësirë ndonjëherë vetëm me femra.

Detyra e tyre është të rregullojnë një pjesë të thyer të rrjetit diellor të stacionit.

Dyshja aktualisht janë duke lëvizur në mbërthimin P6 të stacionit hapësinor në skajin e largët për të filluar punën, ku ato do të zëvendësojnë një pjesë të dëmtuar të stacionit. 

Pritet të zgjasë më shumë se pesë orë, dhe pamjet janë duke u transmetuar drejtpërdrejt nga NASA dhe është një moment historik për astronautët dhe shkencëtaret femra.