NASA nxjerr së shpejti në “pension” Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, do të përfundojë në Paqësor

NASA pritet që ta mbajë në përdorim Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor deri në fund të vitit 2030.
Më pas ISS pritet që të përplaset në një pjesë të largët të Oqeanit Paqësor të njohur si Pika Nemo.
I lëshuar në hapësirë në vitin 2000, laboratori hapësinor ka orbituar 227 milje detare mbi Tokë ndërsa në bord kanë qëndruar më shumë se 200 astronautë nga 19 vende të ndryshme, që përfaqëson një prani të vazhdueshme njerëzore në hapësirë.
NASA njoftoi se ky stacion hapësinor do të zëvendësohet nga platforma komerciale hapësinore si vende për bashkëpunim dhe kërkim shkencor.
