75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

NASA: Personi i parë që do të shkoj në Mars do të jetë grua

Harroni gjithçka që keni lexuar për burrat dhe Marsin.

Shanset janë që personi i parë që do të mbërrijë në planetin e kuq do të jetë një grua, tha së fundmi kreu i NASA-s.

Jim Bridenstine ishte mysafir në emisionin radiofonik shkencor dhe teknologjik “Science Friday”, kur ai tha se një grua “me shumë gjasa do të jetë” personi i parë në Mars.

Administratori i NASA nuk identifikoi një person të caktuar, por tha se gratë janë në ballë të planeve të ardhshme të agjencisë.

Bridenstine u përgjigj “absolutisht” një pyetjeje nga një përdorues i Tëitter i cili pyeti nëse gratë do të përfshihen në udhëtimin e ardhshëm të agjencisë në hënë.

Në fakt, ai tha se personi tjetër në hënë ka gjithashtu gjasa të jetë një grua.

“Këto janë ditë të mëdha”, tha ai. /IndeksOnline/