75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 08 Tetor 2024 / L K

NASA publikon pamje të reja nga Marsi

NASA ka nxjerr atë që po vlerësohet pamja më e qartë e Marsit deri tani, duke treguar shkëmbinj mahnitës blu që mbushin peizazhin marsian.

Sipas mediave të huaja, pamjet, janë kapur nga pajisja perseverance ndërsa vazhdon të eksplorojë Planetin e Kuq.

Ato thuhet se zbuluan gjithashtu formacionin gjeologjik “të parë të këtij lloji”.

Gurë të dhëmbëzuar të bazaltit vullkanik u vunë re rreth shkëmbit të bardhë, i cili u zbulua se kishte një përbërje minerale ndryshe nga çdo gjë që NASA ka parë ndonjëherë më parë në Mars.