75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

NASA tregon se sa e bukur është toka nga hapësira  

Po të shikosh nga perspektiva tokësor, zjarret dhe stuhitë e shumta janë të frikshme si dukuri natyrore por po t’i shikosh nga hapësira janë bukuri të mrekullueshme.

NASA gjatë javës së kaluar publikoj një video vizuale të tokës, ku shihen zjarret dhe stuhitë që ishin gjatë 23 gushtit, duket se ka qenë një ditë e nxënë për ‘nënë natyrë’, transmeton Indeksonline.

Në video mund të shihen zjarret që kanë kapluar Amerikën Veriore dhe Afrikën, po ashtu erërat e forta që janë në Azi dhe Afrikë dhe ciklonet në Oqeanin Paqësor./Indeksonline/