Naser Berisha ka gati projektin e ri, po e bën Gjilanin me himn

Qyteti i Gjilanit njihet si një qytet me histori të madhe dhe traditë, me identitet unik kulturor që e veçon nga të gjithë qytetet e tjera. Megjithatë, këtij qyteti i mungonte një himn unifikues për të simbolizuar krenarinë e qytetarëve të tij dhe të kaluarën e qytetit.
Por falë vizionit dhe mbështetjes së individëve si Avokati Arsim Vranovci, Gjilani tani ka një himn që përfaqëson shpirtin e qytetit dhe shërben si dëshmi e këmbënguljes dhe forcës së qytetarëve të tij.
Avokati Arsim Vranovci, i cili njëherazi është Kryetar i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, Pronar i Global Legal Business dhe Pronar i Global Consulting & Development Associates, kompani kjo që është sponsorizuese e krijimit të himit, erdhi me idenë e bashkimit të qytetarëve me një himn dhe me një vend.
Muzika e titulluar si “Himni i Gilanit” e cila do këndohet nga muzikanti i njohur Naser Berisha do të lansohet më datë 7 prill në një event të organizuar nga Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit në Vali Ranch, dhe pritet të arrijë në veshët dhe zemrat e gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Muzika e titulluar si “Himni i Gilanit” e cila do këndohet nga muzikanti i njohur Naser Berisha do të lansohet më datë 7 prill në një event të organizuar nga Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit në Vali Ranch, dhe pritet të arrijë në veshët dhe zemrat e gjithë qytetarëve të Gjilanit./Indeksonline/