Naser Hafizi arrestohet në aeroportin e Prishtinës!

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës.
Kjo pas vendimit të lëshuar për urdhër arrest ndaj Naser Hafizit, drejtorit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.
I njëjti nuk u gjet të martën në vendin e tij të punës kur Policia e Kosovës zhvilloi një bastisje në Ministrinë e Mjedisit, e as në shtëpinë e tij. Hafizi ishte në një udhëtim jashtë vendit, konkretisht në Francë.
Ndryshe, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ditë më parë ka kryer një aksion në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Cak i prokurorisë ishte falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin. /Indeksonline/