75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Naser Osmani përplaset verbalisht me prokurorin për rastin e 3%: Boll interesant me u bo…

Një përplasje verbale ka ndodhur me ish-deputetin e LDK-së, Naser Osmani dhe prokurorit, Atdhe Dema, i cili ka ngritur aktakuzën në rastin “3 për qind”-shit.

Osmani, pasi gjyqtarja e rastit është larguar nga gjykatorja, i është afruar prokurorit Dema.

Ai i ka thënë se është bërë: “Boll interesant me u bo lajm qeto ditë”, i është drejtuar Osmani-Demës.

“Urdhno?”, ka qenë përgjigja e tij. Ndërsa, Osmani ka aluduar se prokurorin dikush e ka shtyrë.

“Kush të ka thanë”, i është drejtuar Osmani.

“Mu me kanë thanë a? Shiko. Ti je i akuzuar e unë jam prokuror. Nuk na lejohet neve me fol”, ka qenë reagimi i prokurorit Dema.

Kurse, derisa Dema fliste, Osmani disa herë me ton më të lartë i drejtohet me pyetjet: Çka, Çka, Çka?

“Atë gjuhë mos e përdor”, i është drejtuar Dema Osmanit.

Këtë situatë janë munduar ta qetësonin avokatët mbrojtës të të akuzuarve të përfshirë në këtë aktakuzë.

Vlen të theksohet se në këtë aktakuzë është i përfshirë edhe ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi. Megjithatë lënda ndaj Bukoshit është veçuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.