Naser Osmanit nuk i kujtohet se kush e hodhi gazin (Foto)
Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, dëshmitar në seancën ndaj deputetëve të VV-së, ka thënë se nuk i kujtohet se kush ka hedhur gaz lotsjellës nga opozita.
Osmani i pyetur nga gjyqtari, Beqir Kalludra se “ a i kujtohet se kush ka hedh gaz lotsjellës”, ai është përgjigjur jo, raporton Indeksonline.
“Jo nuk me kujtohet, janë inizimet” ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se në të gjitha seancat ai ka qenë prezent, por që përveç opozitës atij nuk i kujtohet se kush prej tyre ka hedhur gaz lotsjellës.
Mirëpo, kur i është lexuar deklarata e Osmanit së çfarë i ka thënë policisë, ka dal se ai para tyre ka deklaruar se Albin Kurti e ka hedh gazin lotësjellës.
Osmani pas kësaj ka thënë se nuk i kujtohet ngjarja në detaje./Indeksonline/