20:02 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Naser Prapashtica në “Giusepe Meazza” për Inter-Barcelona

Ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Interit dhe Barcelonës ka mbledhur në San Siro mbi 80.000 shikues.

E në mesin e tyre nuk mund të mungonin edhe shqiptarët.

Trajneri i portierëve të Kosovës U21, Naser Prapashtica është i pranishëm në “Tempullin e Futbollit” për të ndjekur nga afër ndeshjen.

Ish-portieri i njohur kosovar madje ka pozuar me simbolet e Flamurtarit. /IndeksOnline/