75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 27 Janar 2026 / AR

Naser Rafuna ironizon Policinë: “30 minuta për vendngjarje, 2 minuta për tiketë”

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka reaguar për mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke ironizuar vonesën e Policisë për të dalë në vendngjarje, në krahasim me shpejtësinë e shqiptimit të gjobave për parkim.

“Allo allo Policia! Pas 30 minutash në vendngjarje. Por e lë kerrin keq të parkuar për dy minuta dhe tiketa të pret te fshesat e xhamave”, ka shkruar në “Instasory”.

Aktori kosovar ndryshe njihet për qasjen e tij ironike dhe kritike ndaj fenomeneve shoqërore, ndërsa ky reagim i fundit po bën bujë në rrjetet sociale./Indeksonline/