75 Mall Live Search
08:58 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Naser Rafuna: Kjo grua e meriton të votohet në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Aktori i njohur, Naser Rafuna ka treguar se cila kandidate për deputete meriton të votohet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se është A-politik, mirëpo ai ka kërkuar votë për kandidaten për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna (45).

”Jeta Rafuna është e afërmja jem dhe si njeri, karakter i fortë , e afërt , e dashur dhe e zoja…dhe kjo din me qenë afër kur të gjithë të rrijnë larg. Kjo ka një të “metë” që si vetí , nuk i takon politikës, pra është e sinqertë dhe ska hipokrizi në Jetën. Ambicja dhe ideali i saj janë përtej mencurisë aktuale politike.” ka shkruar ai.

Tutje aktori i njohur ka një kërkesë nga ajo, nëse fiton mandatin e deputetes.

Të mos votojë ligje, ku sipas tij të qojnë deri në shaktërrimin e të ardhmes së fëmjëve tanë.

Postimi i plotë: