75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Naser Rafuna për vdekjen e Lezes: Po qaj si fëmijë

Aktori i njohur Naser Rafuna ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Leze Qenës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Lezja ishte personi më i mirë dhe më energjike që kishte takuar ndonjëherë

Aktroi u shpreh se ajo ishte dh do të mbetet e madhe.

Naseri dhe Lezja aktruan së bashku për 6 vite në serialin “cka ka shpija”,

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë

të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin të më madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha,i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.

“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.Ngushëllime.