11:48 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Naser Rugova: Vjosa, je bërë zëdhënëse e VV-së – shko në partinë e Kurtit

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, karshi partisë së tyre.

Ai ka rekomanduar Osmanin që të antëarësohet në partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen “Vetëvendose”, transmeton Indeksonline.

“I rekomandoj Vjosës të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV. Qëndrimi i saj në LDK, thjesht sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së. Me qeverinë Hoti, si formë konkrete e refuzimit të populizmit si model dhe taktikë politike, LDK ka rrezikuar shumë, por kjo nuk është sakrifica jonë e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit, sepse LDK nuk bën aventura me fatin e Kosovës.

Janë dy rrugë: O ktheju partisë dhe respekto vendimet e shumicës, verdiktin e kushtetueses dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik o shko në VV sepse po del shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjetër”, ka shkruar ai. /Indeksonline/