75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Naser Sahiti zgjidhet rektori i ri i UP-së

Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që Naser Sahiti të zgjidhet rektori i ri.

Në garë për këtë poziti ishte edhe Faton Berisha dhe Blerim Rexha.

Ndryshe Naser Sahiti,  ishte ish prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, por kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prorektorit në vitin 2018 për shkak të mospajtimeve me rektorin Marjan Dema.

Sahiti aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike dhe ligjëron në Departamentin e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtrishme.

Ai pason Marim Demajn, që deri më tani mbante këtë pozitë./IndeksOnline/