75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 24 Tetor 2025 / S Z

Nasim Haradinaj i ashpër me partitë për bashkëpunimet për balotazh

Nasim Haradinaj ka qenë i ashpër teksa ka folur për diskursin e politikanëve dhe më pas bashkëpunimin e tyre në balotazhe.

Në një intervistë për Indeksonlinen Haradinaj ka thënë se partitë politike përfshirë pozitë e opozitë, po përdorin diskurs të ashpër ndaj njëra-tjetrës dhe në fund nuk po hezitojnë të bëjnë koalicione për balotazh, me gjithë akuzat e rënda mes tyre.

“Këtë diskurs secila parti qoftë pozitë a opozitë popullin e kanë qit në një hamendësim. Nuk mund një parti ta quajë për shembull liderin rus, serb, e në balotazh shkon e bashëpunon me atë rusin dhe atë serbin. Nuk mund që një parti e quan tjetrin hajn, shkatërrues, të korruptuar dhe në balotazh bëhet me të korruptuarin me hajnin. Ne duhet të kfillemi si njerëz . Është momenti i fundit. Të kemi guximin qytetarë, të mos lejojmë që liderët të na orientojnë ne me hipnozat e tyre, por të jemi të guximshëm t’u tregojmë që ne nuk jemi bagëti që dikush me shkop të na çorientojë”, tha ai./Indeksonline/