75 Mall Live Search
16:31 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nasim Haradinaj arrin në aeroportin e Rotterdamit

Nënkryetari i OVL të UÇK-së,  Nasim Haradinaj sapo ka arritë në aeroportin e Rotterdamit, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Haradinaj është arrestuar dje nga forcat e EULEX-it, dhe është dërguar me aeroplan special nga aeroporti “Adem Jashari”.

Haradinaj së bashku me kreun e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës, derisa dyshohen për pengim të drejtësisë.