75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Nasim Haradinaj del para Gjykatës Speciale

Ka filluar seanca në Dhomat e Specializuara. Është paraqitja e parë e ish- kreut  të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj si i akuzuar.

Paraqitja e parë e Haradinajt si i dyshuar u mbajt, më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucatit si i dyshuar, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tashti fillon faza e procedurës paraprake e çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë./IndeksOnline/