13:52 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nasim Haradinaj: S’shkoj në zyrat e OVL të UÇK-së, derisa okupatori (EULEX) të jetë aty

Nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, edhe pse kishte planifikuar të ishte në zyrat e organizatës së tij para se të arrestohej Hysni Gucati, ka thënë për IndeksOnlinen se nuk do të paraqitet në këto zyra, meqë aty ndodhet EULEX-i.

“ Unë nuk do të shkoj në ato zyra derisa të qëndrojë okupatori aty. Unë nuk i njoh. Ju e dini u tregova se isha duke shkuar në zyrë se më thirri kryetari im, por meqë atë e morën, unë nuk do të shkoj në zyrë”, tha Haradinaj për IndeksOnlinen.

Se a do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryetarit të tyre, Haradinaj nuk kishte ndonjë informatë, por se ka treguar se është rrugës për të ardhur në kryeqytet.