Nasim Haradinaj për Daut Haradinajn: Kam besim tek ai, prandaj duhet me ec përpara dhe pa mëdyshje aty do mbërrijmë

Ish-komandanti i UÇK-së nga Rrafshi i Dukagjinit, Nasim Haradinaj, përmes një komenti të tij, ka shfaqur besimin e plotë në bashkëluftëtarin e tij, Daut Haradinaj për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Nasim Haradinaj ka thënë se i beson mendjes së tij kur thotë se i beson Daut Haradinajt. “Prandaj duhet me ec përpara dhe pa mëdyshje aty do mbërrimë. Por mbajtja e fjalës sot na duhet më shumë se kurrë, e unë kam besim te ju, sepse i besoj vetes dhe mendjes se çfarë më thotë”, ka shkruar Nasim Haradinaj.
