16:51 / E Premte, 25 Shtator 2020

Nasim Haradinaj s’shkon me zyrtarë të Speciales, hyn në veturën e Policës së Kosovës

Është ndaluar edhe nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

Ai ka refuzuar të shkojë me zyrtarë të Speciales, teksa ka kërkuar Policinë e Kosovës.

Fillimisht ai ka refuzuar të shkojë në veturën e hetuesve të Speciales, por më pas ai ka hyrë në veturën e Policës së Kosovës.

Haradinaj është ndaluar pas fjalimit të tij para mediave, i cili tha se nuk e njohin Gjykatën Speciale./Indeksonline/