Nasim Haradinajt i konfirmohet arsyeja e arrestimit, dyshohet se publikoi materiale të ndjeshme që implikonin dëshmitarë

Ka dalur për herë të parë para Gjykatës Speciale, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Atij teksa i lexohej teksti në bazë të cilit i është dërguar fletarresti, është bërë e ditur se i gjithë arrestimi tij dhe dërgimi i tij në Hagë ka të bëj me dokumentet të cilat u paraqitet gjatë këtij muaji në zyrat e OVL-UÇK-së e të cilat më pas u bënë publike nga vet Haradinaj, përmes konferencave për medie.
Tutje atij iu bë e ditur se arrestimi tij është bërë për shkak se ekziston rrezik se ai ka motivin, mjetet, për të penguar procedurën dhe do të orvatet të kryej serish të tilla situata.
“Ai ka mbajtur tri konferenca për shtyp ku ka shpalosur materiale”, thuhet në tekstin e lexuar nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.