75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nasim Haradinajt, vetëm dje i është mundësuar të flas me familjen e tij

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj që po bën paraqitjen e tij të parë para trupit gjykues në Hagë, i pyetur se a ka kontaktuar me familje dhe se a janë ata në dijeni për arrestimin e burgosjen e tij, ka bërë të ditur se vetëm dje, pas 3 ditësh që është arrestuar i është mundësuar të komunikoj me ta, raporton IndeksOnline.

“Për arrestimin e kanë ditur përmes medie, ndërsa se a jam mirë dhe për atë se si jam akomoduar vetëm dje kam mundur të flas. Kështu ishin rrethanat”, tha Haradinaj para trupit gjykuese.

Ndërsa atij iu tha se nëse ka ndonjë vërejtje për trajtimin e tij gjatë kësaj periudhe mund të bëj ankesë./IndeksOnline/