75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 18 Maj 2025 / G T

Nata e Altin Zeqirit, futbollisti kosovar shënon dy gola dhe bën dy asiste në Superligën e Turqisë

Skuadra e Rizesporti ka shënuar fitore të thellë 6:3 ndaj Goztepe në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Superligën e Turqisë.

Padyshim kjo mbrëmje ishte pës sulmuesin kosovar, Altin Zeqirin, shkruan Indeksonline

Zeqiri shënoi dy herë dhe bëri dy asiste në fitoren e skuadrës së tij.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës u fut në lojë në pjesën e dytë dhe për 45 minuta bëri 4 kontribute për gol.

24-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/