10:33 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Nata e Bidenit në Zvicër kushtoi 30 mijë franga, 2 milionë të tjera për vetura!

Sot do të ndodhë takimi i shumëpritur, Joe Biden e Vladimir Putin. Siguria për këtë takim është jashtëzakonisht e lartë, për të cilën gjë janë paguar miliona dollarë. Biden është vendosur në suitën “The Residence” të Hotel Intercontinental.

Çmimi për një natë është hiç më pak se 30,000 franga. Sutia e Biden përbëhet nga dy dhoma gjumi, një sallon të madh me një fireplace, dy dhoma të hapura të jetesës, një bibliotekë, dy kuzhina, dy dhoma ngrënie, dy dhoma grimi, dy dhoma zhveshjeje dhe dy banjë turke, një sauna, një dhomë fitnesi dhe dy vaska, shkruan Indeksonline.

Për sigurinë e udhëtimit të Biden është kontraktuar kompania Sixt. 2.16 milionë franga do të shpenzohen për automjete të sigurisë së lartë, nga limuzinat, deri tek veturat e larta, shkruan Indeksonline.

Biden ka shpenzuar shumën më të madhe ndonjëherë në punën e shërbimeve të tij sekrete – rreth 1.5 milion dollarë.

Një muaj më parë anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) udhëtuan në Gjenevë për të inspektuar Hotel Intercontinental në Gjenevë. Fatura e qëndrimit të tyre ishte 15 mijë franga./Indeksonline/