22:25 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / MSH

Nata e boksit/ E gjithë vëmendja te Ronaldo

Cristiano Ronaldo po konsiderohet si një “makineri” fitimprurëse marketingu në Arabinë Saudite.

Afrimi i i yllit portugez është shfrytëzuar nga sheikët arbë si një model promovimi për vendin e tyre, që mesa duket po shkon drejt hapjes nga rregullat striket që e kanë shoqëruar për dekada me radhë.  

Cristiano Ronaldo është pjesë e skuadrës Al Nassr në Arabinë Saudite dhe si një i ftuar special ai po merr pjesë në natën e madhe të boksit që zhvillohet në vendin arab.

CR7 u shoqërua nga djali i tij Cristiano Jr, ku u prit nga sheikët që janë organizatorë të eventit ndërkombëtar të boksit.

Ronaldo u pyet gjatë hyrjes se kë do ta përkrahë në duelet e boksit që zhvillohen sonte në Riad, por portugezi dha një përgjigje diplomatike, duke thënë: “Të gjithë”.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Antony Joshua, do të ndeshet sonte në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite me Otto Wallin, një ndeshje e planifikuar me 12 raunde.