08:34 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / AR

Nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH ishte me plot surpriza

Ka nisur tashmë nata e dytë e Fest 62, në të cilën do të performojnë plot 15 artistë dhe grupe muzikore.

Veç kësaj, do të ketë edhe përplot surpriza, mbrëmje kjo që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Skena nuk do të jetë vetëm për 15 artistët, pasi të ftuar specialë për të kënduar janë dhe: Aleksandër Gjoka e Bojken Lako.

Gjithashtu, edhe anëtarja e jurisë, Anila Aliu do të interpretojë në piano, ndërsa moderatori Kledi Kadiu do të zhvillojë ndërkohë edhe një intervistë me të.

Një tjetër e ftuar speciale në këtë mbrëmje është Rachelle Andrioti, e cila do të këndojë një këngë shumë të njohur në një version shumë interesant: “Bien fyelli dhe çiftelia”.

Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit.

Edhe këtë vit do të jetë publiku, ai i cili do të vendosë se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Më poshtë ua sjellim këngët konkurruese në natën e dytë:

Big Basta & Vesa Luma – Mbinatyrale

Elsa Lila – Mars

Jasmina Hako – Ti

Michela Paluca – Për veten

Anduel Kovaçi – Nan’

Kleansa Susaj – Pikturë

Eden Baja – Ajër

Erina & The Elementals – Jetën n’skaj

Irma Lepuri – Më Prit

Arsi Bako – Zgjohu

Tiri Gjoci – Në ëndërr

Besa Krasniqi – Esenciale

Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi

Troy Band – Horizonti i ëndrrave

Martina Serreqi – Vetëm ty.