75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

‘Nata’ e hajnave, iu hyjnë në shtëpi tri familjeve e ju vjedhin stoli ari, pushkë…

Një numër i madh i vjedhjeve janë raportuar në raportin e policinë për 24 orët e fundit, raporton IndeksOnline.

Një e tillë është raportuar në fshatin Prilep të komunës së Deçanit, ku një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë në ora 22:00  kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij me

ç ‘rast kane vjedhur stoli ari dhe një arme zjarri me dokumentacion përkatës.   

Ndërsa një tjetër rast ku sërish janë vjedhur  stoli ari ka ndodhur në fshatin Drenoc të Malishevës. Kjo nuk ishte e tëra, meqë hajnat me vete morën edhe një armë gjuetie.

I goditur mbrëmë nga hajnat ishte edhe fshati Ponoshec i komunës së Gjakovës. Një qytetar ka raportuar në polici se Brenda shtëpisë së tij kanë hyrë persona të panjohur e të cilët I kanë vjedhur një pushkë gjuetie e disa vegla pune./IndeksOnline/