Nata e pafat “errësohet” me dëmtimet, Milani humbet ty titullar

Jo vetëm dy pikë të lëna, por edhe dy dëmtime të rëndësishme. Milani humbet Matteo Gabbia dhe Ismael Bennacer.
Mbrojtësi braktisi lojën pas 4 minutash për shkak të një dëmtimi që do të vlerësohet ditët në vijim, por frika është se bëhet fjalë për një traumë në gju.
Sakaq, edhe Ismael Bennacer, në pjesën e dytë, pati një problem muskulor dhe frika është mos bëhet fjalë për tërheqje.
Një goditje e rëndë për Milanin që sapo po niste ti rikuperonte të gjithë (Ibra dhe Kjaer mund të kthehen të mërkurën ndaj Genoa).