23:49 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nata e shqiptarëve, Kosova dhe Shqipëria pushtojnë futbollin evropian!

Sonte dy kombëtaret e shqiptarëve, Kosova dhe Shqipëria patën ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Kosova arriti që ta mposht Malin e Zi me rezultat 2:0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, shkruan Indeksonline.

Ky ishte një hap i madh nga ‘Dardanët’ drejt ‘Euro 2020’. Ndeshja me Çekinë pritet të jetë vendimtare për Kosovën.

Në anën tjetër, vëllëzërit shqiptarë edhe pse me pak gjasa për kualifikim nuk po heqin dorë. Ata e kanë shktërruar Moldavinë me rezultat 0-4.

Golat u shënuan nga Cikalleshi, Bare, Trashi dhe Manaj.  Shqipëria e Edi Rejas po duket një kombëtare me një fytyrë krejtësisht ndryshe nga ajo e Panuccit.

Padyshim kjo natë ishte e shqiptarëve. Dy kombëtaret po tregojnë se dita e ditës do të jenë problem për gjigantët evropian. /Indeksonline/