09:53 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / B O

Nata më e keqe në karrierë për Stephen Curry, kur “jashtëtokësori” bëhet tokësor!

Mbrëmë është zhvilluar derbi i dy prej skuadrave më të forta në NBA, Golden State-Phoenix Suns. Kjo ndeshje do të jetë e paharruar në karrierën e favoritit për MVP sivjet në NBA, Stephen Curry.

Ylli i Golden State ka regjistruar natën më të hidhur në karrierë duke dështuar totalisht në çdo aspekt. Gardiani i Warriors e përfundoi ndeshjen me 12 pikë dhe dhjetëra dështime.

Curry ka realizuar vetëm katër herë nga 21 tentime, ndërsa ka realizuar tre herë nga 14 tentimet për 3 pikë.

Besoni apo jo, saktësisa e Curryt mbrëmë ishte vetëm 19%, gjë që s’i kishte ndodhur kurrë më parë./Indeksonline/