Natalie: Nuk e di çfarë trajneri është Sokoli, duhet një trajner i ri

Gazetarja e sportit në ATV, Natalie Tahiri ka komentuar formën e dobët të Gjilanit nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokolit dhe humbjen e sotme në derbi nga Drita.
Tahiri ka mbetur e habitur se si trajneri Sokoli ende është trajner i skuadrës së Gjilanit.
“Nuk e di çfarë trajneri është Bylbyl Sokoli, me humb gjithë këto ndeshje, nuk e di çfarë e bënë ai aty. Gjilani nuk është një ekip me qit poshtë, ka nevojë për një trajner të ri sa më shpejtë”, deklaroi ajo në emisionin “Direkt” në televizionin ATV.
“Intelektualët” ishin dominues gjatë gjithë takimit , teksa golat u shënuan në pjesën e parë nga Namani në minutën e 11-të të takimit, teksa goli i dytë erdhi nga kapiteni i ekipit, Ardian Limani i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë nuk pati gola, teksa më meritori për këtë ishte portieri i Gjilanit, Enea Koliçi.
Drita me këtë fitore rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 53 pikë, dy më shumë se Ballkani që gjendet në pozitën e dytë.
Teksa vazhdon forma e dobët e Gjilanit, ku nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe tashmë mbesin në pozitën e katërt me 33 pikë të grumbulluara nga 24 javët e para.