75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Apostolova thotë se Kosova duhet të bëjë më shumë për të pagjeturit dhe familjet e tyre

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nataliya Apostolova  përmes një postimi në twitter, në 20-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se BE-ja ofron mbështetje praktike  për zgjidhjen e fatit të 1.647 të zhdukurve në Kosovë. Gjithashtu ajo ka kritikuar edhe institucionet shtetërore duke thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për të pagjeturit dhe familjet e tyre.

Shteti i Kosovës sot shënon 20-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, kjo ditë vazhdon të mbetet një prej ngjarjeve më të dhembshme për Kosovën pasi ende nuk dihet fati i 1.647 personave të cilët u zhdukën gjatë luftës.